Kush është Shqipëria më e mirë, ajo e De Biazit apo e Silvinjos? Kohë të tjera dhe mundësi të tjera, por Andi Lila e ka të qartë idenë.
I ftuar në “Studio Sport” në “Vizion Plus”, për Lilën nuk duhet krahasuar Shqipëria e 2016 me këtë aktualen, pasi ajo e De Biazit në të cilën ka qenë edhe pjesë vet, ishte e nivelit tjetër.
“Kjo Shqipëri duhet të marrë një fitore të madhe, një ndeshje të madhe, për t’u krahasuar me Shqipërinë e 2016 që mban ende flamurin sipas meje. Kjo Shqipëri duhet të mund dikë mes Kroacisë, Italisë apo Spanjës që të krahasohen me ne.
Mos të harrojmë që Polonia ishte në ditët e zeza të futbollit polak, po edhe Cekia nuk ishte në momentet e saj më të mira. Të provojnë të fitojnë njëherë siç kemi bërë ne me Francën apo me Portugalinë”, tha Andi Lila.