Shqipëria e ka detyrim të marrë pikët”- Trajneri i Andorrës para duelit me kuqezinjtë: Ka shumë cilësi

Koldo Alvarez, trajneri i Andorrës, ka theksuar në konferencën e tij për mediat se për Shqipërinë ishte detyrim fitorja, ndryshe nga ekipi i tij.

“E dimë vështirësinë që ka ndeshja, pasi Shqipëria e ka detyrim të marrë pikët, të bëjë një ndeshje të bukur në shtëpi para tifozëve të saj. Është një ndeshje e komplikuar para një ekipi që dominon mbajtjen, që dominon shumë lojën e drejtpërdrejtë, që ka prani edhe në goditjet standarte në aspektin fizik.

Është një ekip që kemi luajtur disa herë, ka shumë lojtarë me talente të ndryshme, shumë cilësi në fazën ofensive, shumë cilësi në lojtarët e krahut dhe shumë punë fizike në aspektin mbrojtës. Kemi shembuj se si ata konkurruan në Europian”, tha Alvarez.

Artikulli paraprakHudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e gjakut
Artikulli tjetërZelensky bën thirrje për më shumë presion ndaj Putinit: Presidenti rus duhet të japë urdhrin për të ndaluar sulmet ndaj Ukrainës!