Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se Çyrbe-Kryeministri nuk mund të vazhdojë t’u hedhë më hi syve shqiptarëve me histori derrash dhe as të njollosë më tej socialistët e ndershëm, duke veshur me bluzën e PS-së çdo lloj trafikanti dhe krimineli për ti përdorur për pushtetin e tij.
Në një postim në facebook, Basha shkruan se aleanca mes krimit dhe politikës, e faktuar nga dosjet e shumta të SPAK-ut, është arsyeja pse Rama mban peng projektligjin për vetting-un në politikë.
Ai më tej bën thirrje për mbështetje më 11 maj ndaj projektit të Demkratëve Euroatlantikë për pastrimin e politikës. Sipas Bashës, lufta kundër korrupsionit është kyçe për rritjen e pagave, përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Postimi i plotë i Bashës:
Çyrbe-Kryeministri nuk mund të vazhdojë t’u hedhë më hi syve shqiptarëve me histori derrash dhe as të njollosë më tej socialistët e ndershëm, duke veshur me bluzën e PS-së çdo lloj trafikanti dhe krimineli për ti përdorur për pushtetin e tij.
Çdo pyll ka derrat e vet, por derrat e Rilindjes e kanë bërë njësh krimin me qeverinë, kanë vrarë shpresën dhe kanë shkatërruar zgjedhjet në këtë vend.
Aleanca mes krimit dhe politikës, e faktuar nga dosjet e shumta të SPAK-ut, është arsyeja pse Rama mban peng projektligjin për vetting-un në politikë.
Ndarja e politikës nga krimi dhe pastrimi i saj nga ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe besimin e shqiptarëve është një prioritet për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë.
Sot, Shqipëria është e para në Europë për korrupsionin dhe lidhjet me krimin dhe e fundit për mirëqenien e familjeve shqiptare.
Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo qytetar tjetër i rajonit për energjinë, arsimin, shërbimin shëndetësor, ndërkohë që kanë pagat dhe pensionet më të ulëta.
Prandaj, ftoj qytetarët që më 11 maj ️ t’i japin mbështetjen e tyre me votë, projektit tonë për vetting-un dhe programit anti-korrupsion, për ta kthyer politikën në shërbim të qytetarëve.
Duke luftuar krimin dhe korrupsionin, ne mundësojmë:
✅ Më shumë mirëqenie
✅ Më shumë punësim
✅ Paga dhe pensione më të larta
✅ Shërbim shëndetësor sipas nevojës dhe jo sipas xhepit
✅ Më shumë fonde për bujqësinë dhe kujdesin social
✅ Më shumë shërbime për familjet shqiptare
Shqipëria meriton më shumë