Nga Nicolò Giraldi
Të flasësh për Shqipërinë në kohën e marrëveshjes mes qeverisë Meloni dhe asaj të drejtuar nga Edi Rama është një thyerje barriere.
Nuk është gjeografia e zakonshme e vendit të shqiponjave, e përbërë nga një varg malor që ndan bregdetin nga brendësia, por shkallë të pakapërcyeshme të ndarjes kulturore, ekonomike, sociale dhe gjuhësore. Ato janë të dukshme kudo.
Rrokaqiejt e fuqisë financiare të kryeqytetit errësojnë pamjen e periferive të degraduara, ku lavazhet lajnë SUV-ët luksozë dhe të moshuarit tentojnë të kompensojnë pensionet e ulëta duke nxjerrë një peshore në të cilën kalimtarët mund të peshohen.
“Ne po vdesim nga uria – bërtasin pensionistët e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së kryeministrit shqiptar – dhe askush nuk ngre gishtin për të na garantuar se nuk do të na shkurtohen më pensionet”.
Protestat kundër bandave që vazhdojnë të gjakosin vendin (në indiferencën thuajse totale të mediave ndërkombëtare) i shtohen atyre të organizuara nga Rrjeti Kundër Ndalimit të Emigrantëve për të denoncuar “neokolonializmin italian” të prodhuar nga marrëveshja mes Melonit dhe Ramës.
“Ajo marrëveshje ka lindur në Vinitaly në Verona”, na thotë një italian që jeton dhe punon në Tiranë. Në një vend ku korrupsioni është i shfrenuar dhe kriminelët vriten me armë në rrugë, nxitimi për të promovuar Shqipërinë si një komb i sigurt për biznesin duket se përfaqëson objektivin e vetëm real të qeverisë Rama.
Ky mendim është edhe kur bën rrugën për në Shëngjin, një vend i sulmuar dhunshëm nga overturizmi i stilit ballkanik dhe nga interesat sipërmarrëse që vënë në plan të parë paranë e lehtë, e cila shpesh ka peshën e betonit dhe erën e asfaltit të ri në mes të askundit.
Marrëveshja Meloni-Ramës ka veçorinë e forcimit të kiaroskurit (term italian që përkthehet si dritë-errësirë) në të cilin jetojnë njerëzit në Shqipëri: shumë mundësi për disa dhe pak shanse për shumicën. /Përshtatur nga “Today.it”