Prof. Dr. Nevila Nika njihet për një karrierë të gjatë akademike. Gjatë jetës së saj të lartë akademike ka mbajtur edhe disa pozicione shumë të rëndësishme. Ajo ka qenë drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror, drejtore e Përgjithshme e DPA, gjithashtu titullare dhe hartuese e programit të masterit në Arkivistikë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Disa detyra të rëndësishme ka patur në fushën e shkrimit si Kryeredaktore e revistës “Arkivi Shqiptar”, Kryetare e Këshillit të Lartë të Arkivave, Kryetare e Komisionit të Deklasifikimit, drejtuese e seminareve të kualifikimit për arkivistët e rinj të sistemit arkivor në rang Republike. Në këto zgjedhje ajo është pjesë e listës së hapur të Koalicionit Euroatlantik në Tiranë dhe fton qytetarët për të votuar Nr. 4 në fletën e votimit dhe emrin e saj në listën e hapur.
Më poshtë video-mesazhi i plotë i prof. dr. Nevila Nika