Shqipëria kalon edhe Uellsin

Në Qipro vazhdojnë ndeshjet e turneut UEFA Development 2017, ku merr pjesë edhe skuadra kombëtare U-17 nën drejtimin e trajnerit Mustedanagic. Pas ndeshjes së parë edhe në takimin e dytë skuadra kombëtare nuk është mundur dhe ka fituar sërish me penallti 4:2 kundër Uellsit. Në këtë ndeshje trajneri Mustedamagic hodhi në fushë këtë formacion:
L.Malaj, I.Rabija, K.Malo, A.Jazxhi, A.Sadikaj, B.Ibrahimi, V.Mehmetaj, A.Mehmeti, B.Morina, A.Cejku dhe E.Murati. Në dispozicion të trajnerit ishin: M.Kodra, A.Doda, K.Muho, K.Bozhanaj, G.Arapi, R.Gjurkaj, R.Xhahysa, E.Mehmetaj, E.Shima. Me penallti Shqipëria fiton 4:2. Sipas rregullores, ekipi që fiton me penallti merr 2 pikë dhe ekipi që humbet me penallti merr 1 pikë. Pas ndeshjeve të para Shqipëria është në vend të parë me 4 pikë, e ndjekur nga Qipro dhe Uellsi me 3 pikë, San Marino 2 pikë.

Artikulli paraprakZeman: Nuk më çudit kthimi i Moxhit… në Shqipëri
Artikulli tjetërVuajtje në “Bernabeu”