Shqipëria, Leicesteri i Europës

Mrekullia Shqiptare. Eurosport vazhdon t’i kushtojë vëmendje arritjes historike të Shqipërisë në Euro 2016. Një Kombëtare që në gjeografinë e futbollit botëror cilësohet e vogël, por që tani do të luajë në Euro 2016. Në reportazhin e shkurtër theksohet se Shqipëria ishte ekipi surprizë mes atyre që u kualifikuan direkt në Francë. Një skuadër që deri në vitin 2009 ishte e 96-ta në renditjen e FIFA-s.
Eurosport rikujtoi rivalët në Grupin I kualifikues, me Portugalinë, Danimarkën e Serbinë. Udhëtimi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë kaloi nga fitorja historike në Portugali, te skenat e dhunës dhe racizmit në Beograd. Të pathyer deri në dy disfatat radhazi me Portugalinë dhe Serbinë në shtëpi dhe në fund suksesi 3-0 në Armeni që i siguroi një biletë në Euro 2016.
Eurosport i cilësoi kuqezinjtë si Leicester-in e futbollit ndërkombëtar, ndërsa mini-reportazhi mbyllet me urimin “Paç Fat Shqipëri”.

Artikulli paraprakKompanitë me pagat më të larta në Shqipëri
Artikulli tjetërRelaks për Kombëtaren Kuqezi