“Shqipëria meriton më shumë”, Agalliu zbulon pikat kryesore të programit të PD-së

Partia Demokratike do të shpalosë programin e saj në 1 qershor.

I ftuar këtë të premte në Euronews Albania, sekretari i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu zbuloi disa nga pikat kryesore të programit.

Sipas tij, Partia Demokratike do të luftojë fort për të ulur taksat, gjë që do të ndikojë në mirqënjen e vendit.

“Ne kemi kalkuluar dhe jemi të bindur se taksa e ulët i jep frymarrje qytetarëve, rrit qarkullimin e kapitalit, ndihmon bizneset, rrit investimet e huaja duke bërë të mundur që shqiptarët të kenë më shumë para në duart e tyre. Ne besojmë se paratë menaxhohen më mirë nga qytetarët se nga buxheti i shtetit” thotë Agalliu.

Kur flet për programin Agalliu thekson se Partia Demokratike do të punojë që të rinjtë të kthehen në Shqipëri.

“Në kushtet kur Shqipëria po braktiset nga të rinjtë, një pikë kyçe e këtij programi janë të rinjtë, kthimi i tyre nëpërmjet politikave nxitëse. Ndaj PD besojmë se çdo element i hedhur në këtë program është i realizushëm, mjafton të luftojmë korrupsionin” tha ai.

Exit mobile version