I rrethuar nga ekspertë të fushave të ndryshme, pjesa më e madhe e tyre profesionistë të rinj, Basha shpalosi programin e PD.
Akademikë, juristë, mjek, arsimtarë, inxhinierë, ekspert në fushën e teknologjisë së informacionit, të përndjekur e pronarë, ekspertë të bujqësisë etj., u bënë kështu pjesë e prezantimin të vizionit të PD për të luftuar korrupsionin dhe varfërinë e shkaktuar nga qeverisja e Ramës.
Duke besuar se Shqipëria meriton më shumë, PD shpalosi zgjidhjet e saj për problemet serioze që ka vendi dhe për një Shqipëri të begatë në të cilën familjet shqiptare kanë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
“Shpalosja e alternativës së PD, nuk është fundi, por pikënisja e një udhëtimi. Partia Demokratike do të angazhohet në një dialog të përditshëm e të përjavshëm me familjet shqiptare, për familjet shqiptare, me prindërit shqiptarë dhe të rinjtë shqiptarë, me pensionistët shqiptarë dhe fermerët shqiptarë, me sipërmarrjen shqiptare dhe profesionistët e lirë, me të përndjekurit dhe pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist. Me akademinë, pedagogët, me punonjësit e shëndetësisë, me të gjitha grupet shoqërore, PD me një kulturë të re politike, fryt i dy viteve të shkollës që po lëmë pas, i çlirimit dhe emancipimit të plotë të Partisë Demokratike dhe i qëndrimit të saj me të dyja këmbët në tabanin tonë të kulturës politike perëndimore, euro-atlantike, europiane dhe amerikane.”– tha Basha në nisje të fjalës së tij.
Prezantimi i këtij programi çel fushatën e PD, e cila parashikon një konsultim të hollësishëm dhe konstruktiv me shoqërinë shqiptare.
Ja disa prej pikave kryesore të propozimeve të bëra nga Basha në Kuvendin Programor të Partisë Demokratike:
1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
2,000 euro për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e trete
30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë
2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:
Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16:00.
3. NEXTGEN:
Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.
Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.
4. TAKSA E SHESHTE 9 %
5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%
6. REFORMA E PRONËS!
Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen
100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë
50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.
8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK
9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.
10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.
11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare