“Shqipëria meriton më shumë”/ Basha shpërndanë videon me propozimet e PD për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen

Një ditë pas Kuvendit Programor të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa nga propozimet për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
Programi i prezantuar të shtunën erdhi si rezultat i një pune të gjatë dhe gjithëpërfshirëse të ekspertëve vendas e të hauaj, një vit para zgjedhjeve, si një angazhim i PD për t’u dhënë qytetarëve kohën e duhur për t’u njohur me propozimet dhe për të nisur një debat kombëtar mbi alternativën e prezantuar nga Basha dhe ekipi i tij.

Me propozimet për luftën kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës, krahas propozimeve të kahershme për vettingun e politikanëve, heqjen e imunitetit dhe mbështetja për SPAK-un, spikasin risi si:

– Themelimi i njësisë së zbulimit dhe rekuperimit të aseteve dhe pasurive të vjedhura, me anë e të cilës do gjurmohen pasuritë e vjedhura nga zyrtarët e korruptuar, kudo që ato janë fshehur, brenda dhe jashtë vendit, për t’ia kthyer shtetit;
– Një tjetër risi është kthimi i KLSH-së në një gjykatë auditi, pra jo vetëm një insistucion rekomandues, por me të drejta të plota vendimmarrëse, ekzekutivi i të cilave do të jetë detyrues për ekzekutivin;
– Po aq transformues është propozimi për ndarjen e Shqipërisë në 5 rajone, në përputhje me kërkesat e BE-së, duke fuqizuar zhvillimin ekonomik të barabartë në gjithë territorin;
– Një tjetër zotim është ai për heqjen dorë nga qeveria e re e PD nga të gjitha gjyqet kundër individëve, qofshin këto për njohjen e pensionit apo të tjera, duke bërë të mundur që mijëra qytetarë që janë në gjyq me shtetin të fitojnë të drejtat e mohuara, duke lehtësuar kësodore edhe sistemin gjyqësor, që mbart mbi 25 mijë çështje të tilla, të cilat bllokojnë punën e gjyqësorit shqiptar duke vonuar kështu vendosjen në vend të së drejtës.

Postimi i Kreut të PD:

Shqipëria meriton më shumë!
Enkelejd Alibeaj, Marinela Ziu, Roland Bejko, Alfrida Marku, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi treguan se Shqipëria mund të bëhet, nëse ka një qeverisje të re me prioritetet e duhura në:
LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT MIRËQEVERISJEN &
SUNDIMIN E LIGJIT

Exit mobile version