“Shqipëria meriton më shumë” – Irsida Shehi: Vota për dinjitetin dhe kundër kastës së vjetër

Në prag të nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, kandidatura e re e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, Irsida Shehi, përçon një mesazh të fortë dhe të kthjellët: zgjedhja më 11 maj është mes dy realiteteve që nuk kanë më asnjë pikë të përbashkët.
“Jemi përballë një kaste të vjetër, të konsumuar, arrogante dhe e zhytur në korrupsion, e cila ka 35 vite që sundon Shqipërinë, dhe një brezi të ri të ndershëm që e sheh politikën si shërbim publik, jo si mjet pasurimi,” shkruan Shehi në një status në rrjetet sociale. E re në moshë, por e qartë në qëndrim, ajo fton qytetarët të reflektojnë mbi faktin që njëra palë “bën shëtitje në SPAK” ndërsa tjetra “takon qytetarët e ndershëm në rrugë”.
Shehi thekson rëndësinë jetike të mbështetjes ndaj SHBA dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke u ndarë qartazi nga ata që “duan që bota të mos shohë se çfarë po ndodh me shqiptarët”. Ajo e quan mbështetjen euroatlantike thelbësore për një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar.
Në fund, mesazhi i saj është po aq i thjeshtë sa i fuqishëm: “Pas 12 vitesh korrupsion dhe mashtrime, Shqipëria ka nevojë për ndryshim të vërtetë. Koalicioni Euroatlantik nuk premton mrekulli, por dinjitet dhe realitet. Të rikthejmë shpresën.”
#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/1FfYHeMS9u/

Artikulli paraprakBasha takim me familje tiranase në Degën 8: Të moshuarve do u kthejmë dinjitetin, pensioni mesatar 450 euro. Kompensojmë ilaçet dhe energjinë për pensionistët me të ardhura deri në 300 euro
Artikulli tjetërTakime me qytetarët në Elbasan/ Endri Hasa shpërndan foto nga takimi me qytetarët, i pranishëm edhe Lulzim Basha