“Shqipëria meriton më shumë”, Orjola Pampuri: Më 11 maj, vota juaj vlen për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Deputetja dhe kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Orjola Pampuri, ka shpërndarë një mesazh mbi zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se Shqipëria meriton drejtësi, ndershmëri dhe drejtues që punojnë për të mirën e qytetarëve, jo për interesat e tyre personale.

Sipas saj, lufta kundër korrupsionit dhe kërkimi i llogaridhënies janë hapa të domosdoshëm për një shoqëri më të drejtë dhe të zhvilluar. Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë aktivisht në këtë betejë, përmes votës dhe kërkesës për transparencë.

“Shqipëria ka një histori, kulturë dhe popull të mrekullueshëm që meritojnë drejtues të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj interesit publik. Korrupsioni ka penguar zhvillimin dhe mirëqenien për shumë kohë, por ndryshimi është i mundur përmes pjesëmarrjes aktive të njerëzve në proceset demokratike,” – u shpreh Pampuri.

Ajo theksoi se është koha që Shqipëria të ndërtojë një të ardhme më të ndritur, larg abuzimit me pushtetin, ku të rinjtë dhe profesionistët të gjejnë vendin e tyre përmes meritokracisë.

“Më 11 maj, vota juaj vlen më shumë se kurrë për t’i rikthyer shpresën Shqipërisë, për të larguar ata që e mbajtën peng për 34 vite, duke e lënë vendin në tranzicion vetëm për pasurimin e tyre dhe familjarëve të tyre,” – theksoi ajo.

Pampuri shtoi se me mbështetjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe aleatëve strategjikë, pandëshkueshmëria do të marrë fund dhe shqiptarëve do t’u kthehet shpresa për një Shqipëri më të drejtë dhe të zhvilluar.

Qëndrimi i plotë i Pampurit:

Shqipëria meriton më shumë; meriton drejtësi, ndershmëri dhe drejtues që punojnë për të mirën e qytetarëve, jo për interesat e tyre personale.
Lufta kundër korrupsionit dhe kërkimi i llogaridhënies janë hapa të domosdoshëm për një shoqëri më të drejtë dhe të zhvilluar.
Çdo qytetar ka një rol në këtë betejë – përmes votës, aktivizmit dhe kërkesës për transparencë.
Shqipëria ka një histori, kulturë dhe popull të mrekullueshëm që meritojnë drejtues të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj interesit publik.
Korrupsioni ka penguar zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve për shumë kohë, por ndryshimi është i mundur përmes pjesëmarrjes aktive të njerëzve në proceset demokratike.
Shqipëria ka potencial të madh dhe duhet të ndërtojë një të ardhme të ndritur, larg korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Duhet të jetë vendi ku çdo i ri, profesionist, të gjejë veten e falë meritokracisë të ecë përpara.
Më 11 Maj vota juaj vlen më shumë se kurrë për t’i rikthyer shpresën Shqipërisë, për të larguar një herë e përgjithnjë ata që mbajtën peng shpresat tona, mbajtën peng ëndrrat tona për të qënë pjesë e familjes së madhe europiane, lanë këtë vend në tranzicion për 34 vite, vetëm për një qëllim; pasurimi i tyre dhe familjarëve të tyre.
#ShqipëriaMeritonMëShumë
KOALICIONI EUROATLANTIK
Me votën tuaj më 11 Maj , duke mbështetur drejtësinë e pavarur, me në krah aleatët tanë strategjikë, pandëshkueshmëria do të marrë fund, dhe shqiptarëve do të mund tu kthehet shpresa.

Artikulli paraprak“TikTok”, Misiraj: Ka makinacione sërish për përdorim, mbyllja nuk është zgjidhje
Artikulli tjetërTaulanda Jupi: Rama premton, dështon dhe mashtron – shqiptarët nuk hanë më gënjeshtra!