“Shqipëria meriton më shumë”/ PD prezanton programin elektoral 1 vit para zgjedhjeve, Basha: Angazhohemi për një dialog me familjet shqiptare

Partia Demokratike ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral 1 vit para zgjedhjeve të 2025, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”

“Nuk ka qenë e lehtë për shumë nga ju të vini në kohë këtu sepse trafiku dhe parkingu në Tiranë janë një ferr i vërtetë. Njësoj si transportin e ka pushtuar ngecja në vend, kështu i ka ndaluar ora Shqipërisë në këto 11 vitet e qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve.
PD është e vetmja forcë politike që organizon një kuvend të mirëfilltë programor sepse jetojmë me hallet e demokratëve dhe qytetarëve.

Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu, as çmimet nuk u rritën vetvetiu. Të gjitha erdhën sepse vendi keqqeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e kapur në flagrancë nga drejtësia, shqiptarët e partnerët.

Shqiptarët meritojnë zgjidhje, ne jemi për t’i shpalosur sot këto zgjidhje.
PD e vetmja forcë politike që është në kontakt me qytetarët, vjen me një përfaqësim të plotë me ekspertë të cilët prej më shuëm se një vit në bashkëpunim me ekspertë të aleatëve, nga SHBA te Gjermania, kanë krijuar programin. Nga e hëna PD angazhohet në një dialog me dhe për familjet shqiptare”, tha ai.

Exit mobile version