Shqipëria merr kryesimin e OSBE, Islami: Rama do ta dëmtojë më keq imazhin e vendit…

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax neës, ku ka komentuar kryesimin e OSBE-së që ka marrë vendi ynë në këtë fillimvit.

Sipas Islamit kryesimi i OSBE-së i jepet çdo vendi që është pjesë e organizatës, dhe për Shqipërinë në kushtet e një qeverie normale, do të ishte një shans për të treguar se di mirë që të drejtojë problematika të caktuara, në rang ndërkombëtar.

“OSBE është një organizatë ndërkombëtare e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik, është e fokusuar në zonat që kanë probleme me sigurinë. Shqipëria ka kërkuar që në 1991 të jetë pjesë e saj, dhe është bërë pak muaj më pas.
Në këtë kuptim drejtimi i OSBE-së nga një vend anëtar është një ngjarje normale, dhe e rëndësishme për një vend që duke qenë anëtar të demostrojë sesi i kryen detyrimet e orgaizatës, në rastin e Shqipërisë është dhe paksa kontradiktore, pasi vetë OSBE-ja na monitoron për zgjedhjet dhe sigurinë, që vendi ynë e ka të brishtë. Çdo anëtar do ta drejtojë njëherë OSBE-në.

Njëherë në 57 vite një vend mund ta drejtoj OSBE-në, po a meriton kjo qeveri që ne kemi të jetë në drejtimin e kësaj organizate, sa kohë që për 6 vite i është mohuar çelja e negociatave dhe ka shumë probleme me demokracinë e brendshme. Jemi një vend që prodhojmë numrin më të lartë të azilkërkuesve në europë!
Shqipërisë i ka ardhur ky rol në një moment të pafavorshëm, Shqipëria ka detyrë që të koordinojë aktivitetet, pasi vendimmarrja ëshë në nivel përfaqësuesish të shteteve.

Ai material që ndërtohet nuk është produkt i qeverisë shqiptare, pavarësisht se hidhet në letër nga Ministria jonë e Jashtme, prioritetet janë ato që lihen në mbledhjen e përfaqësuesve të të gjithë shteteve. Ukraina është prioritet prej disa vitesh i OSBE-së, që prej krijimit të grupeve separatiste në vitin 2014, ku u kërkua që të bëhej një revolucion për largimin e ndikimit rus nga ky shtet’, tha Islami.

Ndërkohë që duke u ndalur te zonat problematike dhe me konflikte, Islami theksoi se ato gjenden kryesisht në kufi me Rusinë, dhe meritojnë një vëmendje të shtuar dhe nga presidenca e OSBE-së.

“Ka një zonë siç është Krimeja që përmes një referendumi vendosi që ti bashkohej Rusisë, ka konflikte të tjera në Gjeorgji, në Moldavi, në këto zona ka një konflikt të ngrirë, nën tension, dhe për këtë mundohet që të monitorohen nga ndërkombëtarët.

Këto zona me konflikt të ngrirë gjenden kryesisht rreth Rusisë, dhe janë aktivizuar kryesisht kur Rusia ka qenë më e fortë, dhe ka dashur që të ndalë zhvillimin dhe integrimin e tyre. Zona më e nxehtë që gjendet nën një konflikt të ngrirë, është Ukraina”, u shpreh Islami.

Ndërkohë që sipas ish-ministrit imazhi i Shqipërisë si president e OSBE-së do të lëjë shumë për të dëshiruar, sa kohë që vendi nuk ka një ministër të jashtëm, dhe për këtë shkak është caktuar Ditmir Bushati në postin e të deleguarit të posatshëm.

“Është normale që një vendi anëtar ti jepet presidenca, dhe gjatë kësaj kohe të demostrojë që ka kapacitete, që të shtyjë para prioritetet e kësaj organizate. Do të ishte mirë që kjo të ndodhte, pasi këto probleme nuk zgjidhen brenda një viti, por Shqipëria mund të demostronte që ka kapacitete për të menazhuar situata të komplikuara. Unë kam frikë se kjo situatë do ta nxjerrë kryesuesin një klloun, dhe do të ketë një dëmtim të imazhit të të gjithë vendit.

Ditmir Bushati ka qenë ai që ka bërë dokumentacionet, kur procesi ka marrë forma konkrete, kam përshtypjen se Bushati në 2016-2017, ai ka qenë aty. Ata kur kanë parë një situatë qesharake, ku brenda vendit thotë që ka ministër, atje nuk thotë dot të njëjtën gjë, për këtë beben që ka marrë prej dore, nuk e prezanton dot si ministër. Dhe për këtë kanë bërë një çorape atje, dhe ka çuar Bushatin si të dërguar të posatshëm”, përfundoi Islami.

Exit mobile version