“Shqipëria në krye të listës së azilkërkuesve, Rama shfaqje të shtrenjta në Europë”, Basha: Koha për t’i dhënë fund propagandës, është tani. Programi i PD bën realitet ndryshimin që duan shqiptarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë. Basha ka ironizuar kryeministrin Rama i cili edhe pse Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta dhe u jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil.

“Koha për t’i dhënë fund propagandës, është tani”, shprehet Basha.

 

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta. U jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil, pasi s’kanë mundësi ekonomike të jetojnë në vendin e tyre.

Koha për t’i dhënë fund propagandës, është tani.

Është koha për t’i dhënë fund korrupsionit me pasuritë e shqiptarëve dhe për t’u dhënë atyre mundësi të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.

Shqipërisë ia ka mundësuar Zoti të gjitha për t’u bërë vend i begatë dhe i zhvilluar, ata që e kanë penguar janë politikanët e korruptuar që e kanë mbajtur peng për interesat e tyre.

Ndaj është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë!

Exit mobile version