Shqipëria në revoltë! Mijëra qytetarë iu bashkuan përfaqësuesve të opozitës në Shkodër, Korçë, Dibër dhe Gjirokastër duke drejtuar gishtin tek qeveria si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, papunësisë, ikjes masive të shqiptarëve dhe mungesës së sigurisë.
Në Shkodër protesta është zhvilluar në sheshin përpara Prefekturës. Protestuesit mbajnë në duar pankarta dhe njëra prej tyre shkruan: Ti kthejmë rinisë shpresën”. Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malsi e Madhe dhe Pukë. Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën.
Protesta janë zhvilluar edhe në Korçë e Gjirokastër. Në korçë qytetarët marshuan në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës: Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble. Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët. Njëzëri ata kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti. Protesta e madhe do të organizohet në Tiranë më 16 shkurt.
Korça proteston: Qeveria na braktisi, nuk mbajti asnjë premtim
Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestuan në qendër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë, duke ngritur zërin për gjendjen e vështirë që po kalon çdo qytetar sot.
Megjithëse një nga zonat më prodhuese në vend, fermerët korçarë, janë të falimentuar, për shkak se gjendja ekonomike e popullsisë është gjithnjë e më në rrënim dhe nuk ka konsum.
Për pasojë, ata thonë se janë të detyruar t’i hedhin prodhimet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvensioni.
Në mungesë të subvencioneve, mallrat e importit janë duke falimentuar fermerin dhe biznesin shqiptar.
Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës:
Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët.
Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Njerëzit janë të papunë, po ikin te rinjtë. Qytetet dhe fshatrat po braktisen nga të rinjtë.
Kemi më pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave.
Po na helmojnë me TEC-in që duan të ndërtojnë.
Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë.
Proteston Shkodra: Investimi i vetëm i Rilindjes, bandat e krimit
Shkodra e harruar nga qeveria dhe e nënshtruar nga krimi i mbështetur nga Rilindja, është ngritur në protestë duke fajësuar direkt qeverinë e Edi Ramës, si shkaktare e nivelit gjithnjë në rritje të varfërisë e pasigurisë në kryeqendrën e veriut.
Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës.
Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë. Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqendrën historike, Shkodrën, – deklarojnë protestuesit. Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion. ‘Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhen pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani’.
Thirrjet dhe parullat e qytetarëve protestues drejtuar qeverisë:
Politika e Edi Rames ne 5 vjet është ulja e financimeve per arsim dhe rritja e tarifave.
Qëllimi i Edi Rames është te mbaje rininë të paarsimuar, që ta ketë më të thjeshtë të shkelë ligjin.
Edi Rama është Kryeministri i emigracionit. Po detyron të rinjtë të largohen, sepse nuk ka më shpresë për të gjetur punë.
Në Shkodër njerëzit kanë frikë nga bandat, sepse ato i mbron pushteti.
Ne i dimë lidhjet e deputetëve të PS me kriminelët në Shkodër, i dimë tenderat që marrin si shpërblim për terrorin në zgjedhje dhe blerjen e votës.
Rinia shkodrane nuk pranon të qeveriset dhe të urdhërohet nga krimi. Ne jemi njerëz të lirë.
Ndjehemi të braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.
Dibra në këmbë: Nuk kemi punë, nuk sigurojmë dot bukën e fëmijëve
Në Dibër, protesta u zhvillua në rrugët kryesore të qytetit të Peshkopisë, për të kulmuar me thirrjet në sheshin qëndror. Protestuesit akuzuan qeverinë për situatën në Dibër, që me gjithë propagandën e Rilindjes, mbetet sot një nga qarqet më të varfra në Shqipëri. Në fjalën e tyre, shumë prej protestuesve, adresuan problematikat duke vënë theksin tek rritja e madhe e çmimeve, ndërkohë që mundësia për të siguruar një punë mbetet minimale. Qytetarët thanë, se bashkia ashtu si edhe qeveria është kthyer në një vatër korrupsioni duke zhytur edhe më shumë në mjerim familjet pa asnjë ndihmë ekonomike të Dibrës, duke detyruar të gjithë të aftët për punë të marrin rrugën e emigrimit. Parullat kryesore të protestës në Dibër: Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.
Në Shqipëri sot s’ka punë, s’ka mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Njerëzit janë te papunë, po ikin te rinjtë.
Kemi me pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave.
Qeveria e ka mendjen vetëm tek koncesionet. Llixhat janë pasuri e Dibrës. Edi Rama kërkon të na i marr dhe t’ia jap privatit.
Llixhat janë tonat. Qeveria të heq dorë menjëherë nga dhënia me koncesion.
Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë.
Gjirokastra në këmbë: Na premtoi shëndetësi falas, por na fali mjerimin
Qytetarët e Gjirokastrës, krahas shumë problematikave që kanë me rritjen e çmimeve, papunësinë dhe varfërinë, protestuan sot edhe për mugesën e një prej shërbimeve jetësore, shëndetësinë. Të thirrur nga opozita, qytetarët gjirokastritë, u derdhën në rrugët e qytetit, duke bllokuar kryqëzimin pranë ish-NSHN-së. ‘Na premtoi shëndetësi falas, por falas po na jep vetëm mjerimin’, ishin thirrjet e qytetarëve. Mungesa e ilaçeve në spitale, largimi i mjekëve dhe mbyllja e qëndrave kryesore shëndetësore në këtë rajon të jugut të Shqipërisë, ishin disa nga shqetësimet që ngritën protestuesit, shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe me parulla në duar:
Qeveria na premtoi ‘shëndetësi falas’, por ‘falas’ po na jep vetëm mjerimin.
Në spitale nuk ka ilace. Po vdesim njerëzit.
Mjekët po braktisen Shqipërinë.
Të rinjtë po braktisen Shqipërinë. Shkollat po mbyllen. Arsimi po rrënohet.
Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Na ka vrarë shpresën.
Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.
Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë.