Cilat janë vendet me numrin më të lartë të aksidenteve në Evropë, sa është mesatarja e vdekjeve në aksidente për 100 mijë banorë.
Sipas një studimi të publikuar Radio “Europa e Lirë”, në bashkëpunim me OECD (The organization for Economic Co- operation and Development) dhe të dhënat nga ministritë përkatëse të shteteve pjesëmarrëse, Kazakistani ka numrin më të lartë të viktimave nga aksidentet rrugore për sa i përket vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropës, ndërsa Norvegjia ka numrin më të ulët.
Këto të dhëna janë marrë për 100 mijë banorë, ndërsa raporti i përket viteve 2013, 2014 dhe 2015.
Për sa i përket Shqipërisë, të dhënat janë të vitit 2013 dhe vendi ynë zë vendin e 4 në Evropë për numrin e lartë të aksidenteve, me një mesatare 20.4 për 100 mijë banorë.