Shqipëria nuk lëviz në renditjen e FIFA

Në renditjen e FIFA-s për muajin gusht, Shqipëria qëndron në vendnumëro me kuqezinjtë që vazhdojnë të mbajnë vendin e 63-të. Në fakt, ky muaj nuk pati ndryshime të mëdha dhe për shkak se kanë munguar ndeshjet miqësore si përsa i përket kombëtares, por dhe përfaqësueseve të tjera në përgjithësi. Dhe rivalët e Shqipërisë, Italia dhe Spanja kanë mbetur në vendnumëro sa i përket klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s për këtë muaj me të kaltërit që renditen në vendin e 12-të dhe “La Furia Roja” e 11-ta, ndërsa dhe Izraeli mbetet pas Shqipërisë në vendin e 70-të.
Kosova ka humbur ndërkohë pozicione duke zbritur dhe 3 vende dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 180-të, kjo për shkak se kombëtaret e zonës së Azisë, por dhe ato të Oqeanisë apo Amerikës Qendrore kanë patur impenjime dhe kjo ka ndikuar në lëvizjen e Kosovës në renditje. Në klasifikimin e përgjithshëm është rikthyer në krye Brazili, që ka rimarrë vendin e parë duke zbritur Gjermaninë në të dytën, ndërsa me një pozicion, është ngjitur Zvicra që renditet e katërta dhe Polonia që është ngjitur e pesta, ndërsa ka humbur dy vende Portugalia.
Kombëtarja shqiptare e basketbollit pësoi edhe humbjen e dytë në paraeliminatoret e Botërorit 2019. Kuqezinjtë u dorëzuan në fushën e Holandës me rezultatin 91-77, në një ndeshje ku luajtën si të barabartë vetëm në gjysmën e lojës. Ajo në Holandë ishte humbja e dytë e Shqipërisë në paraeliminatoret e Botërorit 2019 të basketbollit, pasi më parë kuqezinjtë ishin mposhtur në shtëpi nga Austria. Sfida e radhës do të luhet më 12 gusht, pikërisht përballë austriakëve.

Exit mobile version