Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë bizneset të larguarit

Ekonomia shqiptare po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm vitet e fundit, si dhe plakja e popullsisë ka futur në ngërç jo vetëm biznesin, por edhe sektorin publik, ku qeveria u detyrua të rriste pagat në përpjekje për të mbushur vendet bosh të punës.

Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë

Anketa e Barimentit të Ballkanit tregoi se 3% e bizneseve shqiptare po përpiqen t’i zëvendësojnë punëtorët e larguar me Inteligjencën Artificiale, ndërsa pjesa dërrmuese e kompanive po importojnë punëtorë nga jashtë, kryesisht nga India, Bangladeshi, Filipinet etj.

Kjo goditje që ka marrë tregu i punës ka ulur fitimet e biznesit, ka rritur kostot dhe ka tkurrur produktivitetin e ekonomisë. Por a është importimi i punëtorëve nga jashtë zgjidhje?

Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë

Të dhënat zyrtare tregojnë se të huaj me leje pune në vendin tonë janë 9825 individë. Të dhënat e fundit zyrtare janë ato të vitit 2023. Kundrejt vitit 2022, numri është rritur me 1520. Por pavarësisht tendencës në rritje, të huajt me leje pune përbëjnë më pak se 1% të totalit të të punësuarve në vend, duke bërë që të jenë të papërfillshëm kundrejt kërkesave dhe nevojave të tregut.

Por cilët janë sektorët, ku janë të përqendruar më shumë punëtorët e huaj?

Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë

Të dhënat tregojnë se të huajt me leje pune rezultojnë kryesisht të angazhuar në akomodim dhe shërbim ushqimor; në ndërtim dhe tregti, duke lënë të pambuluar shumë sektorë të tjerë, ku ka nevoja./A2CNN

Artikulli paraprakTrump godet personat pa gjini, u ngrin pasaportat
Artikulli tjetërLulzim Basha përballë populizmit dhe tranzicionit