Shqipëria, përgjimet dhe çmenduritë e diktaturës në një roman austriak, Florian Gantner: Përkthyesi që me njohu me…

Një personazh shqiptar në një roman austriak shpalos historinë e vendit dhe arsyet e arratisjes. Shkrimtari austriak Florian Gantner tregon pse vë në qendër të veprës, Shqipërinë.

Historia e Shqipërisë, çmenduria e diktatorit Hoxha, vjen e parë përmes një personazhi shqiptar në romanin “Për aq sa dihet” të shkrimtarit austriak Florian Gantner. Vepra e botuar në vitin 2021, u diskutua në festivalin letrar “Tirana Gate”. Vetë autori, rrëfen marrëdhënien me Shqipërinë.

“Isha në Berlin kur takova një përkthyes shqiptar. Ai më tregoi historinë e tij dhe të Shqipërisë. Ndjeva që kisha një koncept për roman, lidhur me përgjimin. Më pas erdha në Tirana, bisedova më shumë me të, bëra kërkime dhe ai u bë personazhi kryesor I veprës”, tha Gantner

Hotel Dajti si pikëtakim gjatë diktaturës, një gazetar austriak këneta e Myzeqesë, janë pjesë e veprës, ku merret në shqyrtim shtypja, paranoja dhe arratisja ndërsa ngjarjet ndahen mes Tiranës e Vjenës.

“Ne kemi trauma dhe Luftë të Dytë Botërore në Austri por Shqipëria ka një histori të veçantë. Është hera e parë që kam një protagonist joaustriak.. Kam punuar në kampe refugjatësh jo vetëm se më duheshin para, por se nuk bëj një punë që nuk më ndihmon, dhe këto më kanë ndikuar si shkrimtar”, tha Gantner.

Festivali letrar bashkon autorë të huaj e shqiptarë në biseda për tema të ndjeshme të ditëve tona, për sfida letrare, identitare, etj.

Exit mobile version