Shqipëria përmbytet, Rama krihet dhe prodhon politikë me Kamzën!

Reagim i Bashkia Kamëz ndaj situatës së përmbytjeve: 137 projekte flenë në sirtarët e qeverisë, mes tyre dhe për kolektorët.

Shqipëria është përmbytur dhe ndodhet nën ujë, por kryeministri dhe qeveria e tij nuk janë të interesuar për situatën, por të prodhojnë politikë. Mbrëmë në mes të natës në reagimin e qeverisë për dy bashki të djathta (mes tyre dhe Kamza), Rama krihet dhe as ka ndërmend të jetë në mbështetje të qytetarëve.  Paturpësia është se në vend që qeveria të reagojë si duhet ndaj situatës ku përmbytje ka në; autostradën Tiranë-Durrës, Fushë-Krujë, Mamurras, Vlorë, Fier , Gjirokastër, Korçë etj, dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është pa energji, qindra e mijëra banorë duan ndihmën e ekzekutivit, Rama tenton të rreket për të prodhuar politikë, duke përmendur bashkitë e djathta e ndërkohë sulmon dhe Kamzën!.  

I kujtojmë Ramës dhe qeverisë së tij se përkundër mos mbështetjes qeveritare, bashkia Kamzës brenda mundësive të saj ka nisur punën për t’i paraprirë situatave të tilla ku prej kohësh ka nisur pastrimi i kolektorit më të madh në Kamëz, ai i Valiasit  mbi 1 km, i cili nuk ishte pastruar në 27 vjet si dhe kolektorëve të tjerë. I kujtojmë Ramës se propaganda nuk mbulon aspak neglizhencën e qeverisë së tij, e cila nuk ka mbështetur aspak pushtetin vendor me financime dhe mjete për situata emergjente!.

Bashkia Kamëz ka qenë dhe është në krye te detyrës dhe nuk ka aspak nevojë për apelin e një kryeministri në gjumë që alarmohet sa herë vijnë reshjet apo bien zjarre!.  Pjesa më e madhe e stafit të bashkisë Kamëz dhe ndërmarrjeve në vartësi janë në terren në ndihmë të qytetarëve dhe evidentimit të nevojave të tyre. I kujtojmë Ramës që në vend të retorikës, të angazhohet seriozisht në terren në mbështetje të bashkisë Kamëz dhe qytetarëve që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Rama nuk ka aspak të drejtë të bëj apel, apo të akuzojë për faktin sepse Kamzën e ka parë më sy politikë, e ka diskriminuar me mosakordim fondesh në çdo fushë, pavarësisht projekteve që bashkia ka dorëzuar dhe ato vazhdojnë të flenë në sirtarët e qeverisë.  Më konkretisht me ndarjen e re territoriale Kamzës nuk iu akorduar fondi financiar për pastrimin e kolektorëve, dhe paturpësisht edhe kur qeveria e Ramës bleu 61 eskavatorë dhe i shpërndau në një ceremoni propagandistike, Kamzës nuk iu dha asnjë!.  Si duket qytetarët e këtij vendi i interesojnë Ramës vetëm në kohë zgjedhjet por në Kamëz atë e kanë kuptuar shumë mirë dhe e çojnë nga humbja në humbje dërrmuese!.

Situata në terren deri në orën 11:00

Pjesa më e madhe  e stafit të bashkisë, ndërmarrjeve etj, është 24 orë në terren për menaxhimin e situatës së paprecedentë të reshjeve të shiut dhe të përmbytjeve në territorin e bashkisë.

Situata  është shumë e rëndë në disa lagje të bashkisë si: Valias, Frutikulturë, Laknas, Bathore, Kamëz, Paskuqan1, Paskuqan 2, Kamëz, Fushë-Kërçik, etj.

Deri më tani fal angazhimit të grupeve të punës në terren kemi 15 familje të evokuara: Valias i ri 3 familje Frutikulturë 1 familje Laknas 3 familje Bathore 5 familje Paskuqan 3 familje

Kemi përmbytje dhe në disa familje si; Valias mbi 30 familje Frutikulturë mbi 26 familje Bathore mbi 17 familje Kamza brenda 16 familje Paskuqan 23 familje Laknas 22 familje Bashkia Kamëz ka vendosur në dispozicion të zgjidhjes së situatës afatgjatë si investimin e disa segmenteve (kolektorëve të hapura) të cilat bëjnë përmbytjet duke bërë investimin me të ardhurat e bashkisë si vendosja e tubave nga fi 100 dhe fi 2000 apo kosom, apo pastrim të tyre. Bashkia Kamëz duke qenë me mbi 150 mijë banorë, por dhe zonë me rrezik të lartë nga; Lumi Tirana; Lumi Tërkuz; Lumi Lana nuk mundet që pushteti vendor, bashkia t’i jap zgjidhje asaj as në aspektin afatgjatë dhe as afatshkurtër për shkak të trashëgimisë së saj nga ish NB në qytet me dendësinë e popullsisë më të madhe në vend. Bashkia e Kamzës vazhdon të shihet me syrin e njerkës dhe të persekutohet në vazhdimësi nga qeveria Rama. Janë paraqitur mbi 137 projekte në qeveri dhe asnjëri prej tyre nuk është financuar.

Kemi paraqitur projekte për: Kolektorin kryesor të Bathores… Kolektorin kryesor të Frutikulturës Kolektorin kryesor të Valiasit të ri Kolektorin kryesor të Valiasit të Vjetër Kolektorë të tjerë në Fushë-Kërçik Kolektorë të tjerë në Babrru Shpat Kolektorë të tjerë në Paskuqan 1 Kolektorë të tjerë në Paskuqan 2 etj. Për asnjë nga këto kolektorë bashkia Kamëz nuk gjeti mbështetjen e qeverisë për ti financuar. Sa i përket delegimit të kompetencave me ndarjen e re territoriale për disa funksione të reja sërish bashkia Kamëz u persekutua si;

A- Për kanalet kulluese dhe vaditëse Nuk u dha asnjë mjet nga ish ndërmarrjet shtetërore Nuk iu dha asnjë ekskavatorë Kamëz (i mori bashkia Tiranë) nga 61 eskavatorët e blerë nga qeveria Rama.

B- Repartet zjarrfikëse (ishte një në Kodër-Kamëz, por Kamzën e persekutuan dhe ia kanë lënë Tiranës). Pra Kamza ka zero reparte zjarrëfikse, zero mjete!. Qeveria delegoi kompetencat, por jo repartet dhe mjetet!

C-Mirëmbajtjen e rrugëve rurale, rajonale etj. Qeveria nuk dha asnjë qindarkë financim ku janë mbi 1210 km rrugë gjithsej dhe me dhjetëra km rrugë rajonale dhe kombëtare  duke shkaktuar paqartësi dhe më pak buxhet për bashkinë për funksionet e tjera.

Përgatiti
Edmond DURAKU

Exit mobile version