Shqipëria rekord vdekjesh nga pandemia, Rama propagandë dhe show me infermierët

Kryeministri Edi Rama nuk e ndali edhe sot propagandën me pandeminë e koronavirusit. Në ditën kur INSTAT i qeverisë konfirmoi se janë të paktën 9300 vdekje shtesë në një vit pandemie, të cilët nuk janë numëruar nga ekzekutivi, Rama doli përpara infermierëve në ditën e tyre.

Pa thënë asgjë për vdekjet nga virusi, ai vazhdoi propagandën duke premtuar rritje pagash, sikur të ishte dita e parë në pushtet. Ai u krenua me vaksinimin dhe në fund sajoi një tjetër shfaqje.

Asambleja Kombëtare e Infermierëve i kishte akorduar një çmim vlerësimi, por Rama e refuzoi publikisht. Skena e sajuar ndodhi në sytë e ambasadorëve të SHBA dhe BE.

“Nuk më takon. Po duke qenë se ju nuk doni ta lini në siklet presidenten. Të bëjmë një kompromis. Certifikatën ta mbajë urdhri, do e marr pasi rroga të rritet. Se s’ka kuptim. Pa vënë fare në dyshim që e keni menduar këtë punë. Unë nuk e marr këtë, sepse nuk e meritoj. Jam shumë i sinqertë. S’ka shans të vij unë këtu sot, dhe i vetmi që ikën me nderim. Do e lë certifikatën tek urdhri. Do e marr kur të rritet paga 40%”, tha Rama.

Exit mobile version