Fiat Chrysler Automobiles (FCA) Serbia, pjesë e Grupit Stellantis, do të fillojë prodhimin serial të automjeteve elektrike në fabrikën në qytetin qendror të Kragujevacit në javën e tretë të janarit, tha të martën presidenti Aleksandar Vuçiç.
Prodhimi serial i modelit të ri Fiat Grande Panda do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e ekonomisë serbe, u tha Vuçiç gazetarëve.
Vuçciçc theksoi se nëse FCA Serbia prodhon më shumë se 100 mijë Grande Panda në 2025, shkalla e rritjes së ekonomisë serbe mund të kalojë 4.2% ose 4.3% në 2025.
Stellantis përuroi linja të reja prodhimi për makina elektrike në Kragujevac në korrik. Në prill 2022, Stellantis dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për të investuar së bashku 190 milionë euro në nisjen e prodhimit të automjeteve elektrike në Kragujevac.
EIB Global, njësia e Bankës Evropiane të Investimeve për aktivitete jashtë Bashkimit Evropian, tha në korrik se do t’i japë një kredi 73 milionë euro FCA Serbisë për përshtatjen e procesit të saj të prodhimit për prodhimin e makinave elektrike.
Stellantis ka thënë se Grande Panda, e frymëzuar nga Panda e viteve 1980, fillimisht do të zbresë në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe do të jetë në dispozicion në versionet elektrike dhe hibride.
FCA Serbia është 67% në pronësi të Stellantis Europe, ndërsa pjesa tjetër mbahet nga qeveria e Serbisë.