Shqipëria, jo më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu, rruga në BE nga 9 kushtet

Partia Demokratike ka listuar kushtet e shtuara që Gjermania ka vënë për Shqipërinë.

Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë, thuhet në njoftimin e PD.

1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
2. Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.

3. Zbatimi i Reformës Zgjedhore.
4. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave.

5. Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK).
6. Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë.

7. Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin.
8. Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut.

9. Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve!

Atij i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë, prandaj u refuzua sërish nga BE.

Shqipëria nuk mund të jetë më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu.

Për një Shqipëri si gjithë Europa!

Artikulli paraprakNë Shqipërinë e sotme kur thua të vërtetën dënohesh për shpifje dhe kur shpif të pavertetat përgëzohesh
Artikulli tjetërIsh agjenti: Astrit Deharin e nxorën nga burgu dhe çuan në kufi me Maqedoninë dhe…