Jorida TABAKU
Indeksi i Baselit vendos alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri!
Ndërsa qeveria dhe mazhoranca akuzojnë në kor opozitën se e ka fajin për cdo të keqe që ndodh në këtë vend, Indeksi i Baselit, treguesi më zyrtar për pastrimin e parave, bëhet raporti i dytë ndërkombëtar që vendos alarmin se në Shqipëri po pastrohen paratë e krimit dhe të drogës.
Për fatin e keq, raporti nënvizon që Shqipëria është një vend i përfshirë në afera të korruptive dhe pastrimit të parave. Raportet e Bankës së Shqipërisë që flasin për sasi marramendëse të eurove që blihen nga ajo për të sjellë brenda një logjike ekonomike kursin e këmbimit, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit apo edhe ai i EUROPOL si dhe së fundmi deklaratat e zotit Kukan janë disa prej zërave që transmetojnë të njëjtin shqetësim.
Shqipëria, sot është kthyer në djepin e preferuar të kriminelëve për të pastruar paratë. Indeksi i Bazelit 2018 nënvizon qartë se Lavatriçja më e madhe në Ballkan jemi fatkeqësisht ne, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë përmisime të ndjeshme.
Jo vetëm kaq por në renditjen e vendeve me të ardhura të mesme, ne renditemi pranë Venezuelës, Bostauanas apo edhe Meksikës. Një shenjë tjetër domethënëse është se Shqipëria në këtë raport renditet e treta në renditjen për vendet e Ballkanit Perëndimor duke pasur para vetes Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Përditë e më shumë, gjithnjë e më fort raportet ndërkombëtare flasin për të vërtetat që opozita ka vite që i thërret ndërsa qeveria përpiqet të maskojë të vërtetën me gënjeshtrat që fabrikon në zyrat e propagandës. Ndaj mos u shqetësoni kur të dëgjoni të tjera fjalë për një vend që të gjitha raportet ndërkombëtare fatkeqësisht e konsiderojnë lavatriçen perfekte të parave të pista.
https://index.baselgovernance.org/ranking