Shqipja, gjuha e dytë e huaj më e folur në Zvicër

Sipas një studimi të kryer nga Zyra Federale e Statistikave, për herë të parë në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze.

Për shumë vjet, portugalishtja ka qenë gjuha e huaj e dytë më e folur në Zvicër pas anglishtes. Tani kjo ka ndryshuar. Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2022 rreth 292 mijë njerëz kanë folur shqipen në Zvicër. Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip.

Sa u përket qyteteve, shqipja flitet më së shumti në Zuerich, Winterthur, Basel e St.Gallen. Në vend të tretë, si gjuhë e huaj më e folur është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.

Kur bëhet fjalë për gjuhën që flitet në shtëpi, portugalishtja është gjuha e dytë e huaj me 3.6 për qind e popullatës në Zvicër që e flasin në shtëpi, ndërsa shqipja pason me 3.3 për qind.

Gjuha gjermane, franceze dhe italishtja janë gjuhë që zyrtare që fliten më së shumti në Zvicër.

Exit mobile version