Superylli shqiptar, Granit Xhaka ka barazuar rezultatin në fillim të pjesës së dytë ndaj Serbisë.
Mesfushori fantastik i Arsenalit priti një goditje të kthyer nga më se 25 metra duke shokuar gjithë Serbinë me goditjen e tij bombastike.
Pasi barazoi në 1-1, Xhaka festoi duke bërë shqiponjën me grintë të jashtëzakonshme. Festa e madhe pasoi edhe në tribuna për këtë barazim i cili rikthen Zvicrën në lojë ndaj Serbisë. E gjithë ndeshja është kosmnideruar një derbi e vërtetë për shkak të serbëve dhe 4 shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrës. Fillimi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, ndërsa tifozët serbë dhe rusë së bashku firshëllenin lojtarët me kombësi shqiptare të Zvicrës dhe kryesisht Shaqirin.
Xherdan Shaqiri po shkëlqen në pjesën e dytë të ndeshjes së Zvicrës ndaj Serbisë.
Zvicra po dominon plotësisht në pjesën e dytë të takimit ndaj Serbisë.
Sfida që po cilësohet si vendimtare për kombëtaren e Zvicrës e pa një gol spektakolar të Xhakës duke tronditur Serbinë.
Goli fanstastik i Xhakës shokoi aq shumë kundërshtarët sa që menjëherë Shaqiri me një gjuajtje qlloi shtyllën.
Portieri serb ishte i shtangur dhe pa gjasa, por fati nuk ishte në anën e Shaqirit.
Zvicra tash kërkon fitoren ndaj Serbisë.