Shqiptarët “braktisin” freksionin/ Mjetet e reja, rreth 66% e tyre janë me kambio automatike

Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale zënë rreth 56.2% të totalit, krahasuar me ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të fundit, tendenca duket se po e përmbys këtë raport. Të dhënat e 2024-ës nga drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) tregojnë se numri i mjeteve të regjistruara për herë të parë sipas kambios është në favor të automjeteve me kambio automatike.

Raporti fiksohet në rreth 66%, ndërkohë pesha e mjeteve të regjistruara për herë të parë me kambio manual fiksohet në rreth 33%, ose rreth 32 mijë regjistrime. Ky hendek duket se jo vetëm po ngushtohet, por do të kalojë në kah të kundërt, duke para ecurinë e viteve të fundit.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat e pesë viteve të fundit për të parë përmes shifrave tendencën. Në vitin 2019-të regjistroheshin rreth 27 mijë mjete të reja me kambio manuale dhe 23 mijë me kambio automatike. Shifrat ishin në favor të “freksionit” edhe në vitin 2020, ndërkohë në vitin 2021, 2022 dhe në vazhdim, raporti u përmbys nga numri më i lartë i regjistrimeve të mjeteve me kambio automatike.

Numri totali i regjistrimeve për vitin 2024 vlerësohet në 99,441 mjete, nga ku rreth 83 mijë prej tyre janë autovetura. Nga ana tjetër, numërohen rreth 959 mijë mjete aktive në vendin tonë.

Artikulli paraprak”Meloni të japë dorëheqjen…’/ Politico: Plani i emigracionit në Shqipëri ‘shpërthen’ pas dështimit të tretë