Shqiptarët e dinë se kush po e pengon / Ja pse Berisha dhe Rama janë të koordinuar për ta penguar Komisionin e Reformës Zgjedhore

Ndërkohë që Partia Demokratike e Lulzim Bashës e ka shndërruar në prioritetin numër një të aksionit të saj politik, duket se Berisha, nëpërmjet satelitëve të tij në Parlament, dhe Rama, nëpërmjet lojërave të ulëta politike që bën, duke u dhënë akses të plotë deputetëve të “Rithemelimit” për të mos e lejuar zhvillimin e mbledhjes normale të Komisionit, janë në koordinim të plotë për ta bllokuar dhe për të mos lejuar zhvillimin normal të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Propozimet e Lulzim Bashës dhe të PD-së, në dallim nga lojërat e pista të dyshes Berisha-Rama, janë të qarta.

Ai nuk ka asnjë gjë për të fshehur dhe çdo akuzë për bashkëpunim me PS-në apo për patericë të pushtetit, nuk është gjë tjetër vetëm se gatim në papafingon antiamerikane të katit të 8-të.

Lista të hapura 100%, Shqipëria një zonë elektorale, vota e emigrantëve, votimi dhe numërimi elektronik, ndonëse sot artikulohet nga PD e Bashës, kanë qenë vazhdimisht prezente në diskutimet politike në Shqipëri.

Mirëpo, kur tani ka ardhur koha dhe momenti, që palët mund të ulen dhe mund t’i ofrojnë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, duke përshirë të gjitha propozimet e shoqërisë civile dhe të interesuarëve të tjerë, duket se pushtetit nuk i intereson, ashtu siç nuk u intereson deputetëve të “Rithemelimit”, të cilët të gjithë aksionin e tyre politike e kanë përkthyer për një vend të sigurt në listën e vitit 2025.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve që bëjnë, një sondazh online i ORA NEWS tregon pamjen e vërtetë dhe atë se si shqiptarët e kanë të qartë se kush janë penguesit e vërtetë të Reformës Zgjedhore.

IMG 20240121 WA00032

48% e votuesëve kanë votuar se penguesi i Reformës Zgjedhore është Edi Rama, i ndjekur nga 41% që mendojnë se këtë reformë po e pengon Sali Berisha.

Ndonëse manipulimi nëpërmjet propagandës është i madh, sërish shqiptarët e kanë të qartë se kush po luan në kurrizin e tyre, duke e mbajtur peng një reformë të rëndësishme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Exit mobile version