Shqiptarët e Kosovës dhuruan edhe qindarkat e fundit për Shqipërinë, këtu monstra i zhduk flamurin

Për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, shqiptarët dhuruan edhe kur nuk kishin mjaftueshëm

Erdhën se bashku më fëmijën e tyre, për të dhuruar diçka nga vetja.
Por, veprimi që e bëri kjo nënë nga Kosova i habiti të gjithë.

Ajo e largoi fëmijën e saj nga karroca dhe atë e dhuroi për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri.
E raste të ngjashme, kur kosovarët dhuruan edhe paranë e fundit për t’iu dalë në ndihmë bashkëkombësve shqiptarë, ishin të shumta.

I tillë ishte rasti edhe i kësaj gruaje nga Podujeva, që i dhuroi 10 eurot e fundit që i kishte.
Por, kishte vetëm një hall, që nuk pati më shumë e t’i dhuronte.

E një qytetar i Drenasit, pavarësisht që prindërit e tij po përballeshin me probleme të rënda shëndetësore, nuk mundi të qëndrojë pa dhuruar diçka.

E një i moshuar tjetër, posa e mori pensionin, ndau nga paratë e tij në ndihmë të atyre që ishin në gjendje më të vështirë.
Ndërkohë, paratë që një i mitur kishte arritur t’i grumbullonte duke kërkuar lëmoshë gjatë tërë ditës, nuk i çoi në shtëpi.

Ai i dhuroi të gjitha të hollat për t’iu dalë sadopak në ndihmë atyre që mbeten pa kulm mbi kokë.
Ndërkohë, për t’ia kthyer gëzimin një fëmije shqiptar, u përkujdes një bashkëmoshatar i tij nga Kosova.

Në pamundësi për të dhuruar më shumë, ai e dhuroi një gjë të çmuar që e kishte, si kjo lodër…
Kurse këta tre fëmijë të tjerë, i dhuruan të gjitha kursimet e tyre, për t’i ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri.

E ditë më parë vëmendje mori edhe veprimi i kësaj gruaje që vuan nga sëmundja e kancerit.

Ajo nga pensioni i saj ndau 50 euro, ani pse pranoi se ai mezi i mjafton të blejë ilaçe.
Ndryshe, mobilizim për t’i ndihmuar ata që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i së martës në Shqipëri, kishte në të gjitha qytetet e Kosovës.

Exit mobile version