Shifrat e votimeve deri në orën 10:00 tregojnë se shqiptarët po votojnë më shumë sesa në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Deri në këtë orë kanë votuar 16.6 përqind e votuesve shqiptarë.
KQZ raporton se kjo është shifra e dalë nga 709 prej 5199 qendra votimi në vend.
Kujtojmë se në vitin 2017, deri në orën 10:00, pjesëmarrja ishte 14 përqind.
Deri më tani nuk janë raportuar incidente domethënëse në qendrat e votimit.