Eurostat ka publikuar statistikat e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve pët tremujorin e dytë të këtij viti (nga prilli deri në qershor 2016) në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet në fushën evropiane të tregtisë së lirë (EFTA). Qytetarët e Shqipërisë, në bazë të përqindjes, janë grupi i parë më i madh sa i përket numrit të azilkërkuesve në Islandë, shkruan albinfo. Siç njoftojnë mediat nga Brukseli, prej një totali prej 135 personave që kanë kërkuar azil në Islandë, prijnë shqiptarët, pastaj vijnë qytetarët nga Maqedonia, të tjerë ishin pakistanezë. Shqiptarë prijnë me një përqindje të kërkuesve të azilit edhe në Holandë (365 persona nga 2920 kërkesa për azil). Figurojnë të tretët në Luksemburg, Francë dhe Irlandë. Të dytët sipas numrit të azilkërkuesve në Luksemburg janë qytetarët e Kosovës (55 persona apo 13 për qind).
Kryesore
Continue to the categoryBIRN: Incineratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë...
Nga Gjergj Erebara
Në maj të vitit 2023, thuajse dy muaj përpara sekuestrimit të incineratorit të Tiranës, kryeministri Edi Rama i mbrojti projektet e incineratorëve si vepra...