Punëtorët shqiptarë në industrinë e prodhimit të këpucëve janë më të keqpaguarit krahasuar me vende të tjera të rajonit, por edhe të disa shteteve të Bashkimit Europian. Shqipëria renditet në vendin e parë sa i përket pagesës më të ulët për orë pune në këtë industri, me vetëm 0.8 euro për orë. Krahasimi me shtetet e tjera është bërë edhe në një dimension tjetër. Një punonjësi shqiptar i duhet të punojë 63 orë për të blerë një palë këpucë në vlerën e 50 eurove, ndërsa një punonjësi në Mbretërinë e Bashkuar i duhen vetëm 6 orë. Punëtorët në këtë industri në vendin tonë janë më të shfrytëzuarit, paguhen pak dhe punojnë më shumë. Të dhënat janë bërë me dije nga një raport i publikuar së fundmi nga një organizatë që financohet nga Bashkimi Europian, i cili ka nxjerrë në pah koston reale të punës në industrinë e prodhimit të këpucëve në periferi të Evropës dhe konkretisht në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, Poloni, Rumani dhe Sllovaki. Tre shtetet e para janë zgjedhur si shembuj i vendeve jashtë Bashkimit Evropian, “vende në zhvillim” por që mbajnë një pjesë të konsiderueshme të prodhimit të këpucëve dhe eksportit në tregjet në BE. Sllovakia, Polonia dhe Rumania janë zgjedhur si shtetet anëtare të BE-së, ku e kanë shumë të zhvilluar industrinë e këpucëve. Në Rumani, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri janë gjetur raste kur punëtorët nuk janë paguar as me pagën minimale për një numër normal të orëve të punës. Një në tre punëtorë shqiptarë, të cilët janë intervistuar nuk kanë arritur pagën minimale ligjore madje edhe duke shtuar shpenzimet për punë jashtë orarit. Gratë e pesë nga gjashtë vendet e analizuara kanë deklaruar se disa herë, dhe në disa raste ato punojnë ditën e shtunë, dhe puna e asaj dite nuk konsiderohet e jashtëzakonshme.
Kryesore
Continue to the categoryRomeo Karaj: Basha sakrifikoi për PD-në dhe të djathtën, Berisha e...
Avokati Romeo Karaj duke folur për situatën në Partinë Demokratike në emisionit “3D” në RTSH, ka krahasuar liderët kryesorë të saj. Sipas tij, Lulzim...