Shqipëria është e gjithë në këmbë, ndërkohë që një njeri me kartelë po e çon vendin drejt konflikti civil për shkak të vendimit për të bërë zgjedhje pa dekret të Presidentit të Republikës. Situata e sotme ka qenë ajo e një konflikti mes qytetarëve që kërkojnë zbatimin e dekretit të Presientit në shumë qytete dhe policisë që mbron vendimin e paligjshëm të Ramës.
Policia dhe forcat speciale i janë përgjigjur me dhunë kërkesave të përfaqësuesve lokalë për të respektuar dekretin e Presidentit. Sitiuata është mjaft e tensionuar dhe nga moment në moment pritet përshkallëzim i mëtejshëm. Qytetarët në zbatim të vendimit të Prseidentit nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve pa dekret të Presidentit.
Ndërkohë që beteja që duhet të ishte ligjore është kthyer në një betejë dhe konflikt civil dhe përgjegjësi i vetëm i kësja situate është njeriu me kartelë në krye të qeverisë.
Ajo që është e qartë është vendosmëria e qytetarëver për të mos lejuar zgjedhjet, ndërsa ajo që pritet të ndodhë me tensionimin e mëtejshëm të situatës është se tashmë ata do të fshijnë psikopatin që po kërkon me çdo kusht konfliktin civil për të ruajtur me çdo kusht pushtetin e blerë me votat e krimit të organizuar sikurse dëshmuan përgjimet e gazetës gjermane, BILD.