Thuajse 46 milionë njerëz jetojnë në skllavëri moderne në mbarë botën. Kjo gjetje e GSI (Global SlaveryIndex 2016) tregon se shumë njerëz, në 167 ekonomi të ekzaminuara, janë subjekt i një forme apo një tjetre, skllavërie moderne në botë.
Shqipëria është e renditur e 37-ta, edhe Kosova në të njëjtin nivel, ndërsa shtetet e tjera të rajonit janë përkatësisht: Mali i Zi ndodhet në vendin e 32, Serbia në vendin e 32, Kroacia në vendin e 32, ndërsa Maqedonia e 18-ta. Indeksi shqyrton se vendet më pak të prekura nga këto fenomene, janë Danimarka, Norvegjia, Irlanda, Zelanda e Re dhe Luksemburgu. Ndërsa vendet me skllavërinë moderne më të theksuar janë Korea e Veriut, Kamboxhia dhe Uzbekistani.
Sipas indeksit, për të cilin analizohen tregtia me njerëz, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve, vulnerabiliteti i Shqipërisë është 35.77/100 banorë, një shifër që konsiderohet e lartë. Sipas shifrave, numri i njerëzve që ndodhen në një skllavëri moderne në vendin tonë, arrin 8’600.