Një sasi prej 37 kg heroinë është kapur së fundmi nga policia bullgare e doganave në pikën e kontrollit mbi Urën e Danubit pranë kufirit me Rumaninë.
Droga ishte e fshehur në dyshemenë e një makine të regjistruar në Itali, ndërsa ishte e ndarë në 68 pako. Sipas një deklarate nga Agjencia Kombëtare Doganore bullgare makina po tentonte të largohej nga Bullgaria.
Ndërsa në pranga ka rënë shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm në Itali. Autoritetet thanë se vlera e heroinës në rrugë do të gjeneronte rreth 800.000 euro.