Shqiptari kapet në Itali me 1 kg kokainë

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë pasi u kap me kokainë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili ende nuk është identifikuar, u përpoq të trafikojë 1 kilogram kokainë, e donte t’i shpënte arrestimit, raportojnë mediat e huaja.

Ai u pikas nga uniformat blu rreth orës 15:00. Ata e kishin vënë nën mbikëqyrje prej disa kohësh për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta.

Shqiptari filloi të vraponte dhe rrugës hodhi qesen e kokainës. Arratisja e shqiptarit zgjati vetëm pak minuta, sepse u kap nga policia.

Artikulli paraprakIgli Tare i akuzuar për përfshirje në baste, flet i vëllai zv/ministër: Unë kurrë nuk kam pasur aksione në kompanitë e basteve
Artikulli tjetërBasha: Të bashkuar në betejën për demokracinë!