Shqiptarizmi euroatlantik përballë nacional shovinizmit sllav në Ballkan!

Nga Azgan Haklaj

Endrra e shtet-kombit shqiptar përballë botës sllave!

Me të gjitha gjuhët mund të flas, por kur më dhëmb shpirti vetëm shqip bërtas! “Fan Noli”

Ndërkohë që globi zien pas ndryshimeve të lidershipit në Shtëpinë e Bardhë në Washimgton DC, axhendës ruse të pushtimit dhe destabilizimit me intensitet të shtuar po i bashkëngjitet edhe Serbia.
Projekti Vuçiç -Dodik “bota sërbe” ka filluar jetësimin në terren.
Dodik, ky kriminel i dizenjuar “non grata” nga SHBA-të tani ka dalë jashtë kufijve të Serbska Republikës për të arritur në Shkup ku bisedimet e përqafimet më nr.2 të qeverisë Mickovski -Stoilkoviç-in flasin vetë.
Po ndodh ajo që ishte deklaruar me alert në fushatën e fundit zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nga lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti:
Rusia po instalon influencen e saj publikisht në ketë vend anëtare të Nato-s.
Gjithë ky inkursion përveçse për të krijuar një perde të avancuar të hegjemonisë ruso- sllave ka në fokus një plan të ri ogurzi kundër faktorit shqiptar në Ballkan i cili njihet për vokacionin e njëmendt’ euroatlantik.
Ringjallja e kujtimeve të errta kriminale të planit famëzi të Vasa Çubriolloviçit për zhdukjen e pykës arnaute në Ballkan tani nuk ka maskë.
E ç’farë maske ka ngelur kur në mes të Shkupit dekorohet zv/Kryeministri i këtij shteti Stoilkoviç me medaljen e veteranëve sërb të luftërave 1912-1918 “Vojvoda Vuk”, pa folur për të tjerë provokime sistematike të cilat po trondisin thellë e pa kthim themelet e bashkjetesës në Maqedoninë e Veriut.
Provokimi më i rëndë për shqiptarët është për ti hequr statusin zyrtar Gjuhës Shqipe me vendime politike e vendime gjykatash!.
Kush është Stoilkoviç!
Dihet që është ministri i mbikqyrjes së Marrveshjes së Ohrit.
A tronditet në themele marrveshja e Ohrit e çertifikuar nga ndërkombëtarët dhe implementuar në kushtetutë me goditjen e Gjuhës Shqipe.
Sigurisht që tronditen themelet e shtetit me orientim euroatlantik, bashkjetesës ndëretnike e harmonisë ndërfetare.
Stoilkoviç e quan Kosovën Metohi.
Ai nuk njeh masakrën e Srebrenicës dhe ushtarët e Radoiçiçit të sulmit ushtarak në Mitrovicën e Veriut tashmë nën akuzë nga prokuroria e Kosovës i quan heronj.
Ai e priti në ministri Dodikun me flamurin serb, e ky i fundit mbeshteti hapur Putinin, sulmoi NATO-n dhe SHBA- në.
Presidentja Siljanovska e Maqedonisë së Veriut e quajti operacion ushtarak agresionin pushtues të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ku është S'(Vleni) që është në një qeveri me Stoilkoviçin?
Pse heshti Albin Kurti që mbështeti Vlenin?
Edhe ky deklaroi me paturpësi dhe i hodhi benzinë zjarrit.
Gjuha Shqipe nuk ka qenë gjuhë zyrtare.
Por problemi ndonëse i rëndë nuk qëndron tërësisht në ngjalljen e nacional-shovinizmit serbo-rus në Ballkan.
Paralajmërimi që Ali Ahmeti bëri pak kohë më parë e në vijimësi jo vetëm për shqiptarët por dhe gjithë botën demokratikë përmes sloganit:
“Jo Rusisë, po Europës” në fakt po materializohet.
Dhe e keqja e madhe është se argatë të këtij instalimi po bëhen vetë shqiptarët mercenarë në Shkup, Prishtinë e Tiranë.
VLEN-i i pavlefshëm është shurdhuar i zhytyr në ca kolltuqe qeveritare.
Lideri neomarksit Albin Kurti mendon të shijojë çorbën e prishur të përçaries së faktorit shqiptar në trojet shqiptare që nga Ulqini në Shkup dhe shpreson që me ndihmën e qarqeve antiamerikane të mbajë me zor pushtetin që e mori me mashtrimin e madh për bashkimin kombëtar
Lind pyetja??
Tirana zyrtare e opozitare ku është?
Për një fjalë që pata mbajtur në vitin 2011 për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë- Bujanovc asokohe Ministria e Jashtme e Rusisë, i pati derguar notë proteste Shqipërisë.
Pse shërbimi ynë diplomatik në Tiranë, Prishtinë e Shkup nuk proteston?
Pse nuk reagon Edi Rama??!!
Apo pas deshtimit të Open Ballkanit, po pushton Shëngjinin dhe Gjadrin me emigrant afrikan.
Me marrëveshjet e fshehta me Micotakis- in po helenizon jugun e Shqipërisë për të materializuar planin djallëzor të trekëndëshit Himarë -Finiq- Dropull me aneksim të Konispolit për të jetësuar osociacon-in e modelit serb në Kosovë.
Sigurisht që është ii zënë me platformë e Shtetit Bektashi për të enklavizuar Shqipërinë!
Pse nuk ka ndonjë reagim nga qytetarët dixhitalë të “sovranistëve” Sali Berisha e Ilir Meta të cilët ishin të parët që i derguan buqeta urimi Mickoskit & Co?
A mos ishin të zënë vallë me funeralin e Prifto-Agjentit të Asfalisë greke Janullatos i cili do helmojë në përjetësi nëntokën arbnore të Shën Vlashit?
Pse hesht Sali Berisha apo po harton një ligj që rrëzon ligjin LGBT që dikur vetë në bashkëpunim me Sorosin në bëri si dhuratë.
Kjo klimë e rëndë sa antishqiptare po aq dhe anti euroatlantike e anti demokratike që po endet si hije e zezë në Ballkan është alarmuese dhe synon kantonizimin e Shqipërisë dhe pengimin e Shtet-Kombit Shqiptar!
Tani që edhe 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet në Prishtinë është koha e fundit e reflektimit nga të gjithë vëllezërit shqiptarë në Kosovë.
Albin Kurti dhe banda e tij përçarëse VV duhet ti drejtohen agonisë, atrofizimit dhe skutës së errët të momories së historisë.
Askush në asnjë pëllëmbë tokë amëtare përkundër posteve e ofiqeve që mban përkohësisht nuk ka të drejtë të përdhosë, të shesë gjakun shqiptar të derdhur ndër shekuj deri në vitin 2001.
Megalomani Albin Kurti ka shkuar përtej zullumit që ja dikton egoizmi dhe neo- otomanizmi i tij, jo vetëm ka harruar premtimet e tij nacionaliste bombastike të bashkimit mbarëshqiptar por dhe linguistikisht ka hequr dorë nga leksiku i shqipes standarte duke u shërbyer me dialektalizma të përzier me sebo-otomanishten e vjetër për tu munduar të instalojë kosovarizmin në vend të shqiptarizmit në trojet etnike dardane.
Pra vëllezër e miq duhet të hapim sytë se koha nuk pret e hasmi shekullor nuk është me në derë por ka hyrë në kullën tonë amëtare herë hapur e herë me kale Troje të tipit Albin Kurti apo Kurt-dritëshkurtërve të tipit Taravari.
Le të flasim njëherë me votë referendare të prerë me dt 9 shkurt e pastaj të dalim si komb në mejdanin e historisë e demokracisë.
Po e përfundoj këtë opinion duke perifrazuar Fan Nolin!
“Me të gjitha gjuhët mund të flas, por kur më dhëmb shpirti bertas”!

Exit mobile version