“Shtëpi bari” me qindra bimë narkotike, si u zbuluan pronarë shqiptarë të plantacionit

Një plantacion marijuane u zbulua në veri të kryeqytetit italian, duke çuar në arrestimin e dy personave, të dy me kombësi shqiptare. Gjatë patrullimit të zakonshëm të territorit, policia ndaloi për kontroll një makinë me dy persona në bord, nga pjesa e brendshme e së cilës vinte era tipike e kanabisit.

Menjëherë ka nisur kontrolli në shtëpinë e tyre, një vilë në Sacrofano, brenda së cilës ishte ngritur një laborator për kultivimin e kanabisit, i pajisur me sisteme të sofistikuara ajrimi, vaditjeje dhe ndriçimi, instrumente të ndryshme (transformatorë, llamba, ventilatorë, filtra ajri dhe aspiratorë), të dobishme për riprodhimin artificial të kushteve ideale mjedisore për rritjen e bimëve, si dhe plehrat dhe produktet kimike.

Në përgjithësi, u gjetën 450 bimë marijuanë dhe 250 kubikë të gatshme për mbjellje. Dy subjektet e arrestuar do të duhet të përgjigjen për veprën e kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Prokuroria Publike e Tivolit kërkoi vleftësimin e arrestit dhe mbajtjes në burg të të arrestuarve nga gjyqtari kompetent për hetime paraprake, i cili, duke pranuar kërkesën e prokurorit, dha masën e sigurisë. Procedimi është në fazën e hetimeve paraprake, në pritje të përfundimit të hetimeve. Operacioni është pjesë e mekanizmit më të gjerë për të luftuar trafikun e paligjshëm të zbatuar nga Policia Financiare e kryeqytetit.

Exit mobile version