”Shtëpia për shqiptarin është e shenjtë”, Islami: Është një qeverisje antipopullore, situata do të përkeqsohet

Ish-ministri sociaist dhe ish-deputeti, Kastriot Islami ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve të Fax News, ku ka komentuar protestën e fundit të banorëve të Astirit, teksa tha se, situata është agravuar për shkak të qëndrimeve të kryeministrit Rama.
Islami tha se, Rama me gjuhën e tij prej injoranti ka provokuar qytetarët, duke përdorur dhe policinë e shtetit në mbrojtje të pushtetit të tij.
‘’E gjithë kjo situatë është rrjedhojë logjike e qeverisjes së vendit, nuk është e çuditshme që qytetarët të përplasen me pushtetin, është qeverisja e një pakice njerëzish, të lidhur ngushtë me krimin. Është një qeverisje antipopullore, dhe mendoj se situata do të përkeqsohet.
Rama flet me gjuhën e një superinjoranti, për të ofenduar këdo që ka përballë. Është hera e katërt që po ndërhyhet në këtë zonë, ti nuk mund të prishësh folenë e këtyre njerëzve dhe t’i hedhësh në rrugë, pasi ne e dimë që shtëpia për çdo shqiptar është e shenjtë.
Unë do ju bëja thirrje dhe policëve që të jenë të kujdesshëm, kam parë që policët i janë sulur protestuesve me dhunë. Ka pasur një angazhim special dhe nga Zëri i Amerikës që protesta të transmetohej dhe atje, edhe pse ka qenë ora 5 e mëngjesit.

Është një mesazh i qartë për shqiptarët se po monitorohen. Prandaj u bëj thirrje policëve që të mos kalojnë kompetencat e tyre dhe të zbatojnë urdhërin e një kryeministri dhe një ministri kukull. Rama përdor për intersat e tij podiumit që iu takon qytetarëve, siç është podiumi i parlamentit.
Njerëzit nuk janë të dhunshëm dhe as policët, gjithçka ka ndodhur për shkak të provokimeve të bëra nga Edi Rama, qytetarët janë viktima në këtë rast. Përmes mediave të Ramës të krijohet ideja sikur policët do marrin hakun për kolegen e tyre. Duhet të veprojë dhe prokuroria me urgjencë, që për fatin tonë të keq nuk është e pavarur. Protesta është kushtetuese, pasi çdo qytetar ka të drejtë që të përfaqësohet.
Ashtu si i kam lexuar unë qëndrimet e Ramës ai nuk ishte fare i qetë, as te situata që ndodhi te spitali ushtarak, ai është mes një dileme mes depresionit dhe sjelljes arrogante”, u shpreh Islami.
Islami tha më tej se, ka një terr informativ për publikun dhe për koston që do të kushtojë Unaza e Madhe, duke shtuar se kjo bëhet për interesa klienteliste.

perleshje

Artikulli paraprakA duhet të hani vezë nëse keni kolesterolin e lartë?
Artikulli tjetërYlli Rakipi i përgjigjet Ramës: Je diarre me fjalor legeni!