Shtëpinë e shembur nga tërmeti ja nxjerrin të pabanueshme, Veliaj nuk e ka përfshin në programin e rindërtimit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa bashkëbisedoi me banorin e njësisë numër 8 në Tiranë, Arben Gjoka apartamenti i të cilit është dëmtuar nga termeti i 26 Nëntorit.

Ai thotë se shteti nuk e ka përfshirë në programin e rindërtimit dhe as në bonusin e qirasë.

‘Erdhën ekspertët e Institutit të Ndërtimit dhe verifikuan, bënë ekspertizën e thelluar dhe nxorën përfundimin që apartamenti është i pa banueshëm dhe ka dal DS4.

Ky dokument i shkoj dhe njësisë numër 8, por unë nuk kam përfituar absolutisht asnjë gjë nuk më kanë futur as në programin e rindërtimit, madje as për bonusin e qirasë.

 

Tani unë s’e kuptoj se si mund të digjet njeriu me dokumentet e shtetit’, thotë Gjoka.

Ai i kërkon shtetit shqiptar që të futet në programin e rindërtimit dhe të jepet një zgjidhje.

 

Artikulli paraprakFilmi i radhës i kryeministrit me Urgjencat Mjekësore!
Artikulli tjetër“Gënjeshtra i shkon për shtat”, Tabaku: Rama po bën rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve