Shtesa të reja në fjalorin shqip

Nga Lutfi Dervishi

Robin Hudi: Vjedh aty ka ka shumë! Në buxhetin e shtetit mban pjesën e luanit për vete dhe pjesën tjetër e ndan me shefat e varfër

Picasso i Trotuareve: Mjeshtri i krijimit të rrugëve që inspektohen pa fund, që të çojnë askund dhe nuk jep llogari kurrkund.

Ndërtuesi Fantazmë: Specializohet në ndërtimin e ujësjellësve që nuk sjellin ujë, linjave që nuk sjellin energji, rrugëve që copëtohen në lote, faza, segmente dhe pastaj shemben.

Magjistar i Buxhetit: Mund të bëjë që fondet publike të zhduken edhe pa ndihmën e një shkopi magjik, ose të një kapele.

Fantazma Fiskale: Ndihmojnë në transferimin e pasurive nga thesari publik në llogaritë e kompanive fantazmë, duke lënë pas vetëm një vrimë të zezë financiare.

Mashtruesi i Madh: Mund të të bindë se është duke ndërtuar ura, kur në të vërtetë po ndërton kështjella në qiell.

Mjeshtër të Merituar në vjedhje: Mbajnë një PhD në vjedhje, me tezën “mbi implikimet etike në grabitjen e fondeve publike.

Kopshtari i Korrupsionit: Kultivon një kopsht të korrupsionit, ku çdo farë e korruptuar lulëzon dhe çel skandale çdo ditë të javës.

Exit mobile version