Nga Doriana Musai
Shtet hajgare! As dy ndërtesa konviktesh nuk restauron dot vetë.
Vjen Kancelaria e Gjermanisë, dhe Kryeministri i Shqipërisë, i kërkon investim për 2, nga 27 ndërtesat e të vetmit qytet studenti në Shqipëri.
Ndërkohë, numri i studentëve po tkurretaq shpejt, sa s’do ketë studentë t’i mbushin ato dhoma, vlera e qerasë së të cilave do ta shohim, se sa do të shumëfishohet.
430 milion euro janë hedhur në plehra me inceneratoret: nga bashkia, që përfaqëson fatkeqësisht, ende ky personi nën hetim në video, dhe ndërkohe kemi 12 vjet qeveri lineare me të njejtin kryeministër, e cila ka shpenzuar 20 milion euro për 1 km rrugë, por lyp tek gjermanet restaurim të dy ndërtesave të konvikteve studentore.
Bashkia Tiranë, si administratore, çfarë ka bërë 10 vjet për 25 ndërtesat e tjera të konvikteve, përveç se ka shembur disa prej tyre?
Bashkia ia mori fushat e sportit qytetit studenti, e i ktheu në parkim. Asnjë lek nuk i dha qytetit të studentëve. Sot, po heq parkimin dhe aty ku kishte fusha do të jetë ndërtesa për shkollën europiane. Helbete, sheshet dhe parqet i mbushën me pallate, s’ka më sheshe për shkolla.