Shteti bektashi në Tiranë, dilemat e historianëve/ Diskutim publik dhe diferencat me Italinë, ja pse studiuesit e shohin të vështirë

Që prej fundjavës opinioni publik zien, pas shkrimit fillimisht të gazetës amerikane “New York Times” ku kryeministri i vendit Rama deklaroi se brenda territorit të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, do të krijohet një shtet, një enklavë e stilit të Vatikanit që do të qeveriset nga bektashinjtë dhe do të drejtohet nga kleriku Baba Mondi. Disa historian ndërkohë thonë që ky është një provokim.

Historiani, Prof. Dr. Beqir Meta, Historian thotë: “Një ide e tillë duhej diskutuar më parë në opinionin publik, e jo të thuhet direkt në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Unë mendoj që ka formën e një provokimi që duke njohur kombin tonë dhe historinë tonë përmban rreziqe të jashtëzakonshme.

Populli shqiptar ka luftuar shumë që të ndërtojë 2 linja të mëdha në shtetformimin e tij, e para është harmonia dhe tolerance fetare dhe e dyta është largimi i feve nga koncepti i shtetit, duke ndërtuar një shtet laik që nga koha e Ismail Qemalit.

Shqipëria nuk mund të krahasohet kurrë me Italinë dhe me Vatikanin. Shqipëria nuk është Italia dhe Vatikani nuk janë bektashinjtë e Shqipërisë. Vatikani u krijua si rezultat i përplasjeve të mëdha, i luftërave që ka patur kisha me shtetet kombëtare, me vetë popujt katolikë, dhe si rezultat i kësaj ka lindur edhe protestantizmi etj. Dhe Vatikani është pozicionuar si shtet brenda një territori tërësisht katolik. Italia është një shtet katolik, nuk është me 4 besime siç jemi ne. Me shtetin nuk mund të bëhen shaka kaq të rënda për hir të turizmit.”

Artikulli paraprakThemeluesi i Telegram ndryshon politikat e kompanisë, adresat IP të përdoruesve do u jepen autoriteteve sipas kërkesave ligjore
Artikulli tjetërFitim Zekthi: Ideja e Ramës për një shtet Bektashi antikombëtare, ja precedenti i rrezikshëm që krijon