Rritja e çmimit të librave shkollorë, Boçi: Shteti i shtrenjtimit të arsimit

Nga Luçiano BOÇI

Kërkesës së vazhdueshme të PD, të paraqitur dhe si nismë ligjore për libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit parauniveristar, por që u rrëzua me votat e mazhorancës, qeveria i është kundërpërgjigjur, siç di ajo gjithmonë.
Me harbutëri, paaftësi e papërgjegjshmëri.
Përkundër domosdoshmërisë e dëshirës së nxënësve e familjeve të tyre, Rama e Nikolla kanë rritur çmimet për paketat e teksteve, në të gjithë sistemin që nga klasa e pestë e deri në klasat e mesme.
E kjo ndodh në një kohë,
kur shpenzimet për arsimim, për çdo familje shqiptare, janë rritur në tërësi,
kur varfëria është shtruar këmbëkryq,
kur besimi tek sistemi arsimor është në pikën e tij më të ulët.
Ndërsa për klasat e para deri tek të katërtat, ai “falasi” i teksteve, është tamam-tamam i dhënë si cingunët, “me shpinën e dorës”.
Nxënësit e vegjël penalizohen nëse i zhgarravisin, nëse i shënojnë, nëse i grisin, sepse ata duhet t’i dorëzojnë.
Për fëmijët, sipas qeverisë, kujtimet e fëmijërisë të lidhura me abetaren, me shkrimin e parë, me vizatimet e para, me gjithçka që formëson botën e fëmijës, duhet të zhduken.
Shtatori me sa duket nis me halle të shtuara për çdo familje shqiptare, por dhe me shpresën se fundi i paturpësisë së kësaj qeverisje nis po në shtator.

Artikulli paraprakBilanc lufte! 25 të vrarë në 15 ditë
Artikulli tjetërJa si do ta kontrollojë Rama krijimin e SPAK nëpërmjet të bindurës së tij, Arta Marku