Shteti policor kërkon t’i mbyllë gojën denoncimeve të ish-Kryeministrit

Ministria e Brendshme po përgatitet që ti ndërsejë Prokurorinë politike, ish-Kryeministrit Berisha. Qëllimin e ka bërë të qartë sot policia përmes një deklarate zyrtare ku thotë se kjo gjë bëhet për të ndalur denoncimet e ish-Kryeministrit Berisha në rrejtin social facebook. Kemi të bëjmë me një reagim tipik të një shteti policor që tenton të kufizojë lirinë e fjalës.

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të ish Kryeministrit Berisha ndaj këtij organi në emër të “qytetarit dixhital”. Policia e Shtetit bën me dije se do të kallëzojë penalisht Berishën nëse ky i fundit vijon sipas saj me shpifjet në rrjetin social Facebook.

Sali Berisha ka denoncuar disa raste në Facebook në emër të “qytetarit dixhital”, ku ndërmjet tyre më të bujshme janë: Rasti Xhisiela Malokut apo rasti i 14 vjeçares së përdhunuar në Kavajë. Ndërkohë që ditën e sotme, ish kryeministri publikoj një konflikt i cili kishte degjeneruar në dhunë, ku kreu i AMA-s Gentian Sala kishte rrahur juristin e AMA-s.

Reagimi i policisë
Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha. Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.

Exit mobile version