Nga Luan BAÇI
Edi Rama sa here vjen ne Fier, eshte me aluçinacione mendon se ja kam faijin une, qe e ka stuaten jashte kontrollit dhe duke qene se i duket vetja batutaxhi dhe gjetes epitetesh, merret me mua.
Në vend që të investojë dhe të mos lërë njerëzit të presin në radhë për një analizë, në vend që të mos i çojë lekët në koncesione korruptive, Edi Rama e kalon kohën me sulme politke ndaj çdokujt që rrëzon propagandën e tij kriminale.
Është tradhti e madhe ndaj qytetarëve që një kryeministër të sulmojë një kundërshtar politik, siç bëri sot me mua, për faktin e vetëm se u dhashë zë qytetarëve nga radhët e gjata në pritje të analizave.
E sfidoj Edi Ramën të shkojmë të shohim radhët, dhe çdo gje tjeter qe ecen vetem mbrapsht, pa njoftuar më pare vartesit e tij. Edi Rama! Ky është shteti prej letre që ke ndërtuar këto 8 vjet.
Të shembet para syve, sapo heq kamerën tënde të propagandës. Këtë shtet prej letre do ta rrëzojmë më 25 prill me të gjithë fierakët dhe shqiptarët që duan një shërbim shëndetësor normal dhe duan ndryshimin.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fluan.baci.79%2Fvideos%2F2928740027266061%2F&show_text=0&width=476″ width=”476″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>