Shteti tashmë ka rënë! Kryeministri duhet të dorëhiqet!

Nga Tritan SHEHU

Shteti tashme ka rene, Qeveria ka rene!

Kryeministri duhet te dorehiqet!

Krimet, vete gjyqesite, mos respektimi e zbatimi i rregullave me elementare ne mbrojtje te jeteve, me pasoja tragjike keto, etj, kane mare dimensione te pa imagjinueshme.

Vdekje, plagosje, rrahje, demtime, djegje, tritol te prones personale, prerje duarsh etj per te zgjidhur konfliktet nga vete qytetaret.

Pagesa nen dore, rryshfete kudo ne zyra e deri ne sistemin shendetesor….

Droge, kanabizim i Shqiperise,10-15 Euro per “mbrojtjen” e cdo bime te tille, e me tej neneshtrim ndaj atyre qe u ke paguar, se provat ata i ruajne!

Kjo eshte tabloja e nje vendi ku “Shteti ka rene”, ku qytetaret nuk kane me asnje besim e respekt per shtetin, qeverine e institucionet e saj, duke filluar nga Kryeministri vete.

Ku qytetaret si pasoje kerkojne te zgjidhin vete problemet e tyre, sipas menyres se secilit:

–Me force ose me para!

Pra kemi nje tablo tipike Xhungle ku “fiton me i forti”!

Shume larg kjo nga aspirata jone europiane…

Pra nuk eshte me dobesi e vetem nje institucioni te rendesishem, qofte dhe e policise.

Keto mund te jene vetem disa “organe” te prekura, por nga nje semundje e rende, qe ka goditur te gjithe “organizmin”, pra te gjithe Shtetin!

Dhe qe per ta mjekuar kete tashme duhet “kirurgji e reanimacion”, ndryshe “vdekja” eshte e pa evitueshme.

Ne kete rast “kirurgu e reanimatori” i vetem e i mundshem eshte opinioni publik, jane masat e njerezve, populli vete…nqs dhe ai beson akoma te nje Shqiperi e zhvilluar e europiane.

Ne fakt “kirurgji” e madhe kjo, por e domosdoshme qe duhet te filloje me Kryeministrin!

Artikulli paraprakRama: Vijën bregdetare do ta administroj vetë
Artikulli tjetërNderimi i disidencës