Numri i vatrave të zjarrit sa vjen e rritet në të gjithë vendin. Vetëm ditën e djeshme janë shfaqur 12 vatra të reja në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Në Shkodër vijon të jetë aktive varta e zjarrit në fshatin Bleran dhe era e fortë ka bërë që flakët të prekin edhe fshatin Gajtan, ndërsa helikopterët nuk ndërhyjnë dot. Vatrat e tjera të zjarrit në Shkodër janë shuar, por kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe shkurre.
Zjarri që ka rënë paraditen e djeshme në Nikël të Krujës rrezikoi 5 shtëpi, ndërsa nisi në një kapanon bari në pronësi të Ardian Mesit. Policia dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë mirëpo ndihmuar nga era, zjarri përparoi shpejt. Gjithsesi, 2 zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke mos lejuar që të përparojnë drejt shtëpive të banimit shumë afër vatrës së zjarrit. Sipas policisë, mendohet se zjarri është vendosur nga pakujdesia e një fëmije të vogël.
Në të shumtën e rasteve janë të qëllimshme, ndërsa Policia e Delvinës ka ndaluar dy persona, të cilët dyshohet se janë autorë të diegies së një sipërfaqe të gjerë toke në fshatin Kalasë të Delvinës. Në pranga u vu shtetasi Kastriot Zh., 45 vjeç, banues në Kopaçëz, Delvinë dhe Nazmi H, 36 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë. Si pasojë e zjarrit u dogjën 80 me pyje e shkurre.
Në fshatin Lumzi, Pukë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Terreni malor ka detyruar zjarrfikësit të punojnë me mjete rrethanore.
Në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi zjarrfikës për shkak të terrenit malor ka punuar me mjete rrethanore për të shuar flakët. Pas disa orësh punë zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.
Në fshatin Lumëardhe, Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe lis. Zjarrfikësit kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe drurë lisi.
Në Koplik ka rënë zjarr në një sipërfaqe me bimë medicinale. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 dynym.
Në fshatin Visokë, Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me pisha.
Në fshatin Drizë, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 20 rrënjë ulliri.
Në fshatin Tunjë e Re, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk dhe lis. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre, dushk dhe lis.
Në fshatin Grekan, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe pisha.
Në fshatin Kotë, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nga flakët është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.
Në fshatin Drithas, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 15 rrënjë ulliri.
Në fshatin Halil, Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pemë frutore. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, si dhe 40 rrënjë ulliri dhe pemë frutore.