Shtohet prodhimi i kanabisit në të gjithë vendin, po kultivohet në sera e magazina

Prodhimi dhe kultivimi i narkotikëve vijon të mbetet shqetësim për autoritetet shqiptare, ndërsa vihet re një ndryshim në mënyrën e rritjes së bimëve narkotike.

Burime pranë policisë thanë për mediat se një pjesë e mirë e kultivuesve kanë filluar të aplikojnë rritjen e kanabisit në magazina apo ambiente të përshtatura duke iu shmangur kësisoj dhe fluturimeve të Guardia di Finanza, të cilat vijojnë të monitorojnë nga ajri.

Kontrollet në terren kanë qenë mjaft të vështira kjo për shkak të mungesës së informacioneve, por edhe mjaft rasteve të bashkëpunimit të strukturave lokale, ndërsa mënyra e kultivimit të narkotikëve në sera ka ndikuar në rritjen e prodhimit.

Sipas të dhënave statistikore, për vitin 2020 në prokurori u referuan 17.8% procedime më shumë se në 2019, ndërsa rritje me 5.35% u vu re edhe në dosjet që u dërguan në gjykatë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, si dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Problematike situata paraqitet në qytetin e Krujës, që përbën dhe 24% të procedimeve të referuara në prokurori e ndjekur më pas nga Tirana me 20%. Për 5-mujorin e këtij viti policia e Shtetit bëri me dije se monitorimi, krahas ambienteve të hapura kryesisht në zona të thella pyjore është fokusuar në ambiente të mbyllura. Qarqet në të cilat po ushtrohen kontrolle të imtësishme janë Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri dhe Elbasani./ A2/

Artikulli paraprakShehu: Rama po përdor te shqiptarët vaksina të skaduara
Artikulli tjetërMaskra zgjedhore/ Kallëzohet në Prokurori kryetarja e bashkisë Roskovec